Prostitutat e luksit në Tiranë (Video)

5d3dd31f6b34f72a46766c377de6086d“Janë shtetase, të cilat kanë një arsim të caktuar, mund të kenë një profesion dhe këtë e përdorin si profesion të dytë. Në rastet që janë evidentuar prostituta e luksit mund të jetë ajo lloj kategorie femrash, e cila është e mirëarsimuar, ka një përvojë të caktuar në aktivitetin që ka ushtruar, ka një lloj instruktimi nga tutori mbi mënyrën e sjelljes, duke i dhënë edhe detaje të klientit çfarë pozicioni shoqëror ka”, thotë Elton Shima, specialist i antitrafikut.
Kjo frazë e policisë së Tiranës përshkruan ato femra për të cilat francezët i quajnë ‘Pute De Luxe’ dhe anglezët “High-Priced Call Girls”. Ketij fenomeni nuk i ka shpëtuar edhe Shqipëria, per disa femra qe edhe pse kane nje pozite shoqerore te caktuar, ushtrojne edhe kete profesion perballe çmimeve ekstra, dhuratave teper te shtrenjta apo perfitimeve te tjera materiale.
Prostitutat e luksit apo prostitutat elitare qarkullojne per nje rreth te mbyllur klientesh, siç mund te konsiderohen disa raste te evidentuara me kliente biznesmene apo edhe vizitore te huaj te rangjeve e profesioneve te ndryshme.

    Videon mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm:

    http://youtu.be/km1hT_lubfI